Qytetarë nga Bosnja hyjnë pa viza në Kosovë menjëherë pas hyrjes në fuqi të vendimit

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 01.01.2025, 13:05

Sot ka hyrë në fuqi vendimi për lëvizje pa viza në Kosovë për qytetarët e Bosnjës dhe Hercegovinës.

Një grup i qytetarëve nga Bosnjë-Hercegovina kanë hyrë pa viza në territorin e Kosovës me të kaluar ora 12:00 pas mesnate.

Grupi është pritur nga zëvendëskryeministrja e Kosovës, Emilia Rexhepi në pikëkalim kufitar. Janë vizitorët e parë nga Bosnja që hyjnë pa viza në Kosovë.

Kosova ka hequr njëanshëm regjimin e vizave për qytetarët e Bosnjë-Hercegovinës. Ky vendim sapo hyri në fuqi më 1 Janar 2025 që lejon lëvizjen e lirë për të gjithë mbajtësit e kartave të identitetit nga Bosnjë-Hercegovina.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në tetor njoftoi gjatë Samitit të Procesit të Berlinit se Kosova do të heqë regjimin e vizave për qytetarët e Bosnjes-Hercegovinës.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit