Nata e Vitit të Ri, 21 pacientë kanë kërkuar ndihmë në Klinikën e Toksikologjisë në Shkup

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 01.01.2025, 11:47

Mjeku Andon Çibishev njoftoi mëngjesin e sotëm se natën e ndërrimit të motomoteve, në Klinikën e Toksikologjisë në Shkup gjithsej kanë kërkuar ndihmë 21 pacientë. Çibishev e konsideroi këtë si mbrëmje të qetë, ndërsa falënderoi edhe mediumet për shpërndarjen e këshillave nga institucionet shëndetësore.

“Në Klinikën Universitare të Toksikologjisë, mbrëmja dhe kujdestari e Vitit të Ri ka kaluar kryesisht qetë. Janë kontrolluar gjithsej 21 pacientë prej të cilëve, 18 kanë qenë si helmim akut me alkool. Prej 18 rasteve, 4 janë të gjinisë femërore kurse 14 janë të gjinisë mashkullore. Te femrat, pacientja më e re është 17-vjeçare, kurse më e moshuara 27 vjeç”.

“Te meshkujt, pacienti më i ri është 14-vjeçar, kurse më i moshuari është 38 vjeç. Si çdo vit, duhet ta potencoj se kemi më pak pacientë të helmuar se në vitin e kaluar. I falënderoj mediat që këshillat tona i përcollën te publiku dhe kjo shpresoj se ka kontribuar që këtë vit të kemi më pak raste”, deklaroi Çibishev.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit