Vlonjatët e teprojnë me alkoolin, 25 persona përfundojnë në spital

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 01.01.2025, 11:31

Deri në orët e para të mëngjesit 25 persona janë paraqitur për ndihmë mjekësore në urgjencën e spitalit të Vlorës.

Shkak kryesor ka qenë konsumimi i tepërt i alkoolit por mes tyre ka patur edhe persona të dëmtuar nga fishekzjarret.

Mjekët raportojnë se pesë persona janë dëmtuar lehtë nga fishekzjarret ndërsa pjesa tjetër kanë konsumuar pije alkoolike.

Të rinjtë janë ata që kanë abuzuar më tepër me alkoolin, por për fat të mirë nuk ka patur raste të rënda ndërsa gjithçka është menaxhuar pa probleme.

“20 veta janë paraqitur në spital si pasojë e konsumimit të alkoolit qoftë birra apo shampanja. Rreth 5 veta janë dëmtuar si pasojë e fishekzjerreve, por deri më tani nuk ka pasur raste të rënda”.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit