Viti i ri 2025 nisi me një lajm të mrekullueshëm nga materniteti “Mbretëresha Geraldinë” në Tiranë.
Ares dhe Rajd, dy binjakë të shëndetshëm u mirëpritën në këtë botë pikërisht në momentin që ora shënoi 12:00, duke u bërë simbol i një viti të ri plot të mira e gëzime.
Lindja e binjakëve u prit me emocione të mëdha nga familjarët, të cilët i uruan jetë të gjatë e të mbarë.
Ndërsa fishekzjarrët ndriçonin qiellin e Tiranës, ardhja e tyre simbolizoi fillimin e një kapitulli të ri të mbushur me shpresë dhe lumturi.
Ky moment i veçantë u nda me dashuri dhe urime nga të gjithë ata që e mësuan lajmin, duke shpresuar që Ares dhe Rajd të jenë paralajmërues të një viti plot bereqet për të gjithë.