Viti i ri nisi me frikë për një familje në Durrës.
Një banor i një apartamenti në katin e 10 të një pallati në qytet ka ndarë një incident të frikshëm që ndodhi në natën e ndërrimit të viteve.
Një fishekzjarr, ka depërtuar dritaren e ballkonit të apartamentit, duke shkaktuar një gropë në xham dhe duke rrezikuar një tragjedi të mundshme.
“Mirë që ishim në kuzhinë dhe e kuptuam vonë. Për pak, ballkoni mund të merrte flakë,” tha pronari i apartamentit, duke shprehur shqetësimin për mungesën e kujdesit dhe rregullave gjatë përdorimit të fishekzjarrëve.
Fatmirësisht, nuk ka pasur dëme në njerëz.