U gjet i masakruar në Durrës, të moshuarin e vrau fqinji me çekiç

Shkruar nga: A Gjoni | Publikuar më: 31.12.2024, 09:19

Zbardhen detaje të reja lidhur me ngjarjen tragjike të ndodhur dje në lagjen nr. 16, Durrës, ku 82-vjeçari Paulin Gina u gjend i pajetë në banesën e tij.

Policia ka identifikuar dhe shpallur në kërkim autorin e dyshuar, 39-vjeçarin Fation Janina, fqinj i viktimës. Gjithashtu, janë sekuestruar mjetet e krimit dhe veshjet e përdorura nga autori gjatë aktit makabër.

Sipas hetimeve, autori e mbylli me çelës nga jashtë derën e banesës së viktimës pas kryerjes së krimit dhe fshehu mjetet e përdorura. Në banesën e tij u gjetën dy thika, një çekiç dhe veshje me njolla gjaku, të cilat u dërguan për ekzaminime të mëtejshme në Institutin e Policisë Shkencore. Policia dhe Prokuroria po vijojnë punën për arrestimin e të dyshuarit.

Ngjarja ndodhi mbrëmjen e 30 dhjetorit, kur shërbimet e Policisë u njoftuan për gjetjen e një 82-vjeçari të pajetë në banesën e tij, me shenja dhune dhe i dëmtuar nga mjete prerëse.

Materialet u referuan në Prokurori, për veprat penale “Vrasja me dashje” dhe “Mbajtja pa leje e armëve të ftohta”.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit