Gjendet një person i vdekur në shtëpinë e tij në Klinë

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 30.12.2024, 10:31

Një burrë është gjetur pa shenja jete në shtëpinë e tij në Klinë pasditen e së dielës.

Lajmin e ka bërë të ditur Policia e Kosovës përmes raportit ditor, ku thuhet se në vendngjarje ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen e viktimës.

Rasti po cilësohet si “Hetim i vdekjes”.

“HETIM I VDEKJES – Klinë / 29.12.2024-12:54. Është gjetur pa shenja jete në shtëpinë e tij viktima mashkull kosovar. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësorë në vendin e ngjarjes. Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë është dërguar në IML për autopsi. Rasti duke u hetuar”.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit