Gjendja Civile lë pa abone falas pensionistët, datëlindjet janë ndryshe në kartat e ID

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 30.12.2024, 09:53

Pak ditë më parë, Bashkia Tiranë nisi me shpërndarjen e aboneve falas për pensionistët, një proces që ka shkaktuar radhë të gjata, lodhje dhe stres për ta.

Por përveç se duhet të presin me orë të tëra në rrugë, shumë pensionistë po përballen edhe me një tjetër problematikë.

JOQ ALBANIA ka mësuar se pensionistët që përpiqen të regjistrohen për abone kanë hasur në një problem të madh në zyrat e gjendjes civile. Më konkretisht, pensionistët e regjistruar për marrjen e aboneve janë përballur me mospërputhje midis datës së lindjes që shfaqet në kartën e identitetit dhe asaj që shfaqet në sistemin e gjendjes civile.

Kjo ka shkaktuar probleme të mëdha, pasi në momentin që pensionistët paraqiten në pikat e shpërndarjes së aboneve, emrat e tyre nuk shfaqen në sistem dhe nuk mund të marrin shërbimin.

Pavarësisht se shumë persona janë ankuar dhe kanë shkuar për të kërkuar ndihmë në gjendjen civile, ata janë ndeshur me përgjigje negative pasi përfaqësuesit e gjendjes civile thonë se nuk mund të bëjnë asgjë për t'i ndihmuar.

Për më tepër, edhe pse ata mund të sigurojnë një foto nga sistemi që tregon se janë të regjistruar, ato nuk pranohen në pikat e aboneve dhe kjo ka shqetësuar shumë pensionistë.

Ky problem po prek një numër të madh pensionistësh dhe ata kërkojnë një zgjidhje të shpejtë dhe efikase pasi nuk mund të vazhdojnë të qëndrojnë kot në radhë pa marrë shërbimin e merituar.

Denoncimi i qytetares:

Pershendetje! A mund ta publikoni kete problematike te lutem: tek gjendja civile nr 1 ne Ali Dem kur behen rregjistrimet per abonete per pensionistet ju dalin datat e ditelindjes tjeter per tjeter nga karta identitetit, dhe si rrjedhim pikave ku meren abonete nuk ju dalin emrat ne sistem. Kur shkon tek gjendja civile te thone ne nuk kemi cfare te bejme. Dhe kjo ju kishte ndodhur shume personave. Mire qe rrine ne rradhe kilometrike por ne fund ju thone nuk e ke emrin ne sistem, kjo per faj te gjendjes civile. Nuk e dime thone dhe nuk kemi cfare te bejme, te japin kete foton nga sistemi tyre qe tu thuash pikave te aboneve qe ketu del e rregjistruar po ato s’ta pranojne.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit