Miliarda Lekë dhuratë oligarkëve për 2025-ën, “babagjysh” Rama!

Shkruar nga: F Tenolli | Publikuar më: 31.12.2024, 10:59

Duket se 2025 do të nisë me këmbë të mbarë për një grusht oligarkësh të cilët vazhdimisht përfitojnë para nga Buxheti i Shtetit.

Vendi i parë kryesohet nga oligarku Rrok Gjoka me Rrugën e Arbrit, pasuar nga oligarkët e shëndetësisë me koncesionet e sterilizimit, labpratorëve, dializa apo check up, Lenc Gjikuria i Jugut apo Olti Peçini i skanerave në dogana.

Për vitin 2025, vlera totale e planifikuar për t’u paguar nga Buxheti i Shtetit për kontratat Koncesionare apo PPP me mbështetje buxhetore është 143 MILIARD Lekë apo rreth 145 MILION €, shkruan OpenData. Kjo vlerë shkon për 11 kontratat Koncesionare apo PPP të cilat janë aktive.

33 MILIARD LEKË PËR RROK GJOKËN

Peshën më të madhe në pagesat buxhetore të planifikuara për vitin 2025 e zë kontrata e Ndërtimit, Operimit dhe Mirëmbajtjes së Rrugës së Arbrit me shoqëri zbatimi Gjoka 87 sh.p.k, ku është planifikuar të paguhet vlera prej 33 miliard Lekë nga Buxheti i Shtetit, duke zënë kështu rreth 24% të totalit të pagesave buxhetore të planifikuara për koncesionet PPP me mbështetje buxhetore.

19 MILIARD LEKË PËR ILIR RRAPAJN

Peshë të konsiderueshme ndaj totalit mbajnë edhe Kontrata e koncesionit PPP “Për ofrimin e shërbimeve laboratorike mjekësore” me shoqëri zbatimi Laboratory Networks sh.p.k. dhe kontrata e koncesionit PPP “Për shërbime të integruara për ofrimin e setit të personalizuar të instrumenteve kirurgjikal” me shoqëri zbatuese Sani Service sh.p.k., ku për secilën prej tyre është planifikuar një buxhet prej 19 miliardë Lekë apo 13% e totalit të pagesave totale, për secilën respektivisht.

15 MILIARD LEKË PËR OLTI PEÇININ

Ndërkohë për kontratën e skanimit të kontejnerëve dhe automjeteve në Republikën e Shqipërisë me shoqëri zbatuese S2 Albania shpk janë parashikuar të likuidohen rreth 15 miliardë Lekë apo rreth 11% e fondit të parashikuar për kontratat PPP me mbështetje buxhetore për 2025.

12 MILIARD LEKË PËR KLODIAN ZOTON

Për kontratën koncesionare PPP “Ndërtim landfilli, inceneratori dhe rehabilitim të vend-depozitimeve ekzistuese Tiranë”,me zbatues shoqërinë Integrated Energy BV SPV sh.p.k janë parashikuar të paguhen rreth 12 miliardë Lekë nga Buxheti i Shtetit, apo rreth 9% e pagesave në total të planifikuara për PPP në 2025.

9,5 MILIARD LEKË PËR LENC GJIKURINË

Këtë vit, për kontratën “Projektim-Ndërtim-Financim dhe Mirëmbajtje e segmentit rrugor Porti i jahteve-Orikum-Dukat” me shoqëri zbatuese Rruga Llogara Orikum sh.p.k, janë planifikuar të likuidohen rreth 9,5 miliard Lekë, apo 7% e pagesave totale të planifikuara.

6,7 miliard Lekë për Devoll Hydropower (adminustratore Rigela Gegprifti)

Shoqëri e zotëruar nga shoqëria holandeze Statkraft Markets B.V e cila identifikon në RPP vetëm Drejtorin e Përgjithshëm të shoqërisë. Kjo kompani zotërohet nga shoqëri të regjistruara në ishujt Cayman.

6,5 miliard Lekë për 3P Life Logistics e Vilma Nushit

Koncesioni i Check Up vazhdon të thithë para çdo vit nga Buxheti i Shtetit dhe në këtë listë nuk kishte si të mungonte oligarkja e shëndetësisë, së bashku me nipin e saj Endrit Hidon.

5,7 miliard lekë për Janis Karathanos me koncesionin e laboratorëve

5,4 miliard lekë për Klodian Allajbeun, DiaVita konsorciumi i Spitalit Amerikan dhe Evita për ofrimin e koncesionit të Dializës

Sipas sektorëve, pjesën më të lartë të pagesave buxhetore e zënë kontratat Koncesionare në sektorin e Shëndetësisë me rreth 56 miliardë Lekë apo 40% e pagesave buxhetore të planifikuara për koncesione PPP për vitin 2025.

Kontratat në sektorin e transportit rrugor parashikohen rreth 50 miliardë Lekë apo 35% të pagesave totale buxhetore.

Ndërkohë për sektorin e kontrollit fiskal (kontrata e skanimit të automjeteve) janë planifikuar rreth 11% të pagesave buxhetore në vlerën 16 miliardë Lekë, ndjekur nga pagesat në sektorin e menaxhimit të mbetjeve (vetëm kontrata e inceneratorit të Tiranës) në vlerën 12 miliard Lekë, dhe sektori i Zhvillimit Urban në vlerën 7 miliard Lekë (5% e totalit).

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit