Murtaja afrikane e derrave, Ishull Lezha vendoset në karantinë

Shkruar nga: Selma Hilaj | Publikuar më: 28.12.2024, 14:27

E gjithë zona e Ishull Lezhës është vendosur në karantinë për një periudhë 21-ditore, pas konfirmimit të përhapjes së murtajës afrikane të derrave.

Rasti u identifikua në një fermë të zonës, ku ndodheshin rreth 130 krerë derra. Autoritetet veterinare kanë nisur procesin e asgjësimit të derrave të ngordhur dhe po përgatiten për groposjen e tyre, e cila pritet të kryhet gjatë pasdites.

Përfaqësuesit e shërbimit veterinar kanë bërë thirrje që qytetarët të tregohen të kujdesshëm dhe të shmangin blerjen e mishit të derrit nga tezgat pa certifikatë veterinare.

Gjithashtu, autoritetet kanë ngritur shqetësime për tregun e gjësë së gjallë në Milot, duke kërkuar ndërhyrje të menjëhershme nga pushteti lokal për marrjen e masave të nevojshme, pasi ky treg konsiderohet një vatër potencialisht e rrezikshme për përhapjen e sëmundjes.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit