Një mjeke ka denoncuar portalin e mjekut, i cili ditën e sotme ka pasur një defekt dhe nuk ka funksionuar fare.
Ajo thotë se si pasojë e këtij “defekti” që ka lidhje me e-Albania, pacientët kanë mbetur pa marrë recetat rimbursuese dhe rekomandimet mjekësore të nevojshme.
Sipas mjekes, pacientët kronikë, të cilët kërkojnë trajtim të vazhdueshëm po presin me padurim zgjidhje pasi kanë nevojë për ilaçe.
Ajo ka kërkuar që autoritetet përkatëse dhe institucionet shëndetësore të ndërmarrin masa urgjente për të rivendosur funksionalitetin e portalit dhe për të siguruar që pacientët të kenë mundësinë të marrin shërbimet e nevojshme pa vonesa.
Denoncimi i mjekes:
Pershendetje!Diten e sotme portali i mjekut nuk ka punuar fare nuk hapet , kane ngelur te semuret kronik pa marre receten e rimbursueshme si dhe paciente te tjere pa marre rekomandime , nderkohe nuk na kane njoftuar fare ,po patet mundesi per ndonje zgjidhje