ChatGPT jashtë funksionit, miliona përdorues pa akses

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 26.12.2024, 21:28

ChatGPT nuk po funksionon për miliona përdorues në mbarë botën prej më shumë se 1 ore.

Shumica e përdoruesve kanë raportuar se chatbot i OpenAI nuk është në gjendje t'ju përgjigjet pyetjeve dhe të gjenerojë përgjigje, ndërsa të tjerëve po u shfaqet mesazhin "gabim në server".

Kompania OpenAI bëri me dije se po përballen me një "shkallë të lartë gabimi", duke shtuar se situata po mbahet nën monitorim dhe po punohet për të rregulluar problemin.

Nuk dihet ende se kur do të rikthehet qasja për përdoruesit.

ChatGPT ka rënë disa herë në muajt e fundit. Vetëm disa ditë pasi OpenAI publikoi Sora për abonentët e ChatGPT në fillim të këtij muaji, një shërbim për gjenerimin e videove, ChatGPT nuk funksionoi për orë të tëra.

Ndërkohë, një tjetër ndërprerje e zgjatur në shërbimet që ofron OpenAI ndodhi në muajin qershor.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit