Korrupsioni dhe pasuria, Erion Veliaj sërish në SPAK

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 26.12.2024, 10:14

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, është paraqitur sot në ambientet e Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK).

Ky është rasti i dytë që Veliaj jep dëshminë në SPAK, pas atij të 30 prillit 2024, ku ai ka dëshmuar për më shumë se 7 orë lidhur me hetimet që po zhvillohen nga Prokuroria për inceneratorin e Tiranës.

Aktualisht, ende nuk janë bërë publike arsyet e paraqitjes së Veliajt në SPAK, por sipas burimeve, kryebashkiaku është thirrur për të dëshmuar për hetimet për korrupsion dhe pasurinë e tij nëpërmjet manipulimit të fondeve dhe keqpërdorimin e kontratave për ndërtimin e inceneratorëve në Tiranë.

Kujtojmë se tre ditë më parë në SPAK u paraqit dhe bashkëshortja e Veliajt, Arjola Xoxa, e cila dëshmoi për rreth 3 orë para oficerëve të byrosë kombëtare të hetimit. Hetuesit e BKH kanë sekuestruar telefonat e bashkëshortes dhe vëllait të tij.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit