Një punonjës i Policisë së Burgjeve i është drejtuar redaksisë së JOQ Albania për të shprehur shqetësimet e tij mbi mungesën e pagesës së 13-të që, sipas tij, duhet të ishte dhënë nga shteti.
Ai tregon se situata ekonomike po bëhet gjithnjë e më e vështirë, sidomos për punonjësit që kanë kredi dhe familje për të mbajtur.
Mesazhi i tij:
Ky denoncim pasqyron një realitet të dhimbshëm të përditshmërisë së këtyre punonjësve, të cilët përveç presioneve dhe rrezikut në punë, përballen me një mungesë të theksuar vlerësimi nga shteti. A do të marrë qeveria masa për të zgjidhur këtë situatë?
Redaksia jonë ka raportuar edhe më parë kushtet e vështira dhe trajtimin e padrejtë të punonjësve të Policisë së Burgjeve. Ata janë ankuar shpesh për pagat e ulëta, mungesën e kompensimeve dhe mos sigurimin e transportit. Pavarësisht premtimeve, efektivët vijojnë të përballen me indiferencën e papranueshme të institucioneve.
JOQ Albania i bën thirrje Ministrisë së Drejtësisë, të drejtuar nga Ulsi Manja, për të marrë masa të menjëhershme dhe për të respektuar angazhimet ndaj punonjësve të Policisë së Burgjeve, të cilët përballen çdo ditë me sfida të mëdha dhe meritojnë një trajtim të drejtë dhe dinjitoz.