Ministria e Financave: Heqje vullnetare për ata që nuk i duan 100€ të fundvitit

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 25.12.2024, 15:38

Ministri i Financave, Hekuran Murati ka bërë të ditur se ata që nuk duan të pranojnë shtesat që janë ndarë për fëmijë e pensionistë gjatë fundvitit, mund ta bëjnë këtë.

Murati ka thënë se për ta mundësuar heqjen nga lista e përfitimit të shtesës së njëhershme prej 100 euro për fëmijë e për pensionistë, kanë përgatitur formularin online ku secili që dëshiron vullnetarisht mund të heq dorë.

“Shtesat e fundvitit për fëmijë e për pensionistë janë mirëpritur nga shumë qytetarë. Por ka edhe prej atyre që deklarojnë se shtesat e tilla ata nuk do duhej t’i merrnin sepse nuk kanë nevojë. Për ta mundësuar heqjen nga lista e përfitimit të shtesës së njëhershme prej 100 euro për fëmijë e për pensionistë, kemi përgatitur formularin online ku secili që dëshiron vullnetarisht të heq dorë, mund ta bëjë këtë për 2 minuta, duke plotësuar formularin në vijim:

https://see.rks-gov.net

Jam i bindur që disa deputetë të opozitës dhe disa analistë do të jenë të parët që do ta plotësojnë 😊. Andaj mos hezitoni t’a ndani edhe me ta këtë formular”, shkruan Murati.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit