Një qytetar i shqetësuar ka denoncuar Bashkinë Tiranë për praktikat e dyshimta dhe të padrejta taksimit të bizneseve.
Qytetari ka treguar për JOQ ALBANIA se në QKB ka nipt si person fizik dhe taksimi deri më tani ka qenë si biznes i vogël. Por pavarësisht se ka paguar taksat në kohën e duhur, sipas kërkesave të njoftimeve nga e-Albania, këtë fundvit ai është taksuar me taksë progresive dhe madje i është faturuar edhe një kamatëvonesë.
Në denoncimin e tij, qytetari shpjegon se, sipas një letre të fundit nga bashkia, atij i është kërkuar të paguajë më shumë për shkak të një "ndryshimi" të papritur të kategorisë së tij të të ardhurave. Edhe pse deri më tani, ai ka paguar 6,500 lekë të vjetra, tani papritur bashkia i kërkon të paguajë 15500 ne vit dhe gjithashtu kamatëvonesën, 5000 lekë për periudhën që thuhet se nuk ka informuar autoritetet për ndryshimet në të ardhurat e tij.
Ai thotë se tatimet dhe bashkia janë të sinkonizuara gjatë gjithë kohës. Por për të mbushur arkat duke kërkuar kamatëvonesa, bashkia ka zgjedhur mos të marrë informacione nga tatimet për 2 vite.
Qytetari thekson se ky është një abuzim i hapur dhe një vjedhje e biznesit të vogël, duke shtuar se shumë qytetarë janë prekur nga ky vendim dhe nuk kanë mundësi të ankohen apo të kërkojnë ndihmë.
Denoncimi i qytetarit:
Pershendetje. Dua te denoncoj pisllikun e radhes nga bashkia jone e dashur, dhurate kamatevonesa per festa. Qe tju shpjegoj se ca kane bere mjeshtrat: Une kam nipt person fizik, nga ky pa tvsh. Bashkia taskat e veta i paska progresive, pra kur fiton me shume duhet te paguash me shume. Une kam qene korrekt me pagesen e taksave sipas Njoftimeve te Detyrimeve nga eAlbania, qe me kerkonin te paguaja 6500mijë lek te vjetra ne vit, dhe i kam paguar ato ne daten e duhur, per te qene korrekt me shtetin. Tani para 2 ditesh me vjen kjo letra, dhe thote, ti ke kaluar ne fashe tjeter te ardhurash ne 2023, dhe duhet te paguaje me shume taksa bashkie. Nuk e dinim me perpara thone ato te bashkise, tani e morem vesh nga tatimet. Dhe kerkojne edhe kamatevonesa per 2023, jo thjesht leket me teper.
NUk e di sa po arrij ta shpjegoj. Kishte me 100ndra njerez te tjere aty te bashkia per te njejtin problem fiks. Pra duket sade fare qe duan te mbushin arken, duke i vene gjoba qytetareve. Ku qendron absurditeti. Si fillim bashkia njehere qe kerkon me shume lek kur fiton me shume sben sens, perkundrazi une kam ndejt me shume i ulur ne kompjuter per ti bere ato lek, dhe s'kam perdor hapesirat e tyre "te gjelbra" apo pastrimin. Po nejse iku kjo, ska problem le ti marrin me shume lek. Po pse te kerkojne kamate vonesa per nje gje qe nuk e dinin as vete. Pra gjithe 2023-2024 kane kerkuar 6500lek, i kam paguar. Tani ne fund te 2024 kujtohen dhe thone shiko duhet te kisha pagujt me shume, me ate rast ke dhe kamatevonese...
Vjedhje e hapur e biznesit te vogel... Ketu eshte per te ikur nje ore e me pare. Edhe ne qe po i sjellim leke ketij vendi nga jashte na shperblejne me gjobevenje per vit te ri. 5000 lek te vjetra ne total gjoba mospagimi dhe kamatevonesa. Nderkohe dhe taksa e bashkise nga 6500 ne vit ne 15500 ne vit. Takse progresive bashkia, per profesionistet e lire. Pra ti gjithsesi nje individ je, jo shoqeri tregtare. Duhet ta shperndani, se ishin me qindra njerez qe i kishin bllokuar llogarite bankare sot, dhe skane ku ankohen Jane te detyruar te ulin koken dhe ti paguajne
Ndoshta nuk e sqarova si duhet. Thelbi eshte qe tatimet dhe bashkia jane te sinkonizuara gjate gjithe kohes. Por bashkia ka zgjedhur mos te marre info nga tatimet per 2 vite, ne menyre qe tani te kerkoje keto kamatevonesat. GJithe shqetesimi eshte qe une deri para 1 jave, rezultoja taksapagues i rregullt, dhe pas 1 jave del qe jam debitor qe nga 2023