Nënshkruhet kontrata, së shpejti një film për Faton Hajrizin, regjisori është turk

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 24.12.2024, 21:04

Jeta dhe sfidat e Faton Hajrizit, shumë shpejt do të paraqiten në një film me metrazh të gjatë.

Një regjisor turk ka shprehur interesim që të kaluarën e Hajrizit ta shfaq përmes ekranit.

Kontrata për këtë projekt tashmë është nënshkruar, dhe punimet për ndërtimin e skenarit kanë filluar me intensitet.

Lajmin e ka konfirmuar nëna e Faton Hajrizit, Shehrije Hajrizi.

Nëna e tij, e cila është thellësisht e përkushtuar për të dokumentuar jetën e djalit të saj, ka treguar se do të shkruajë përditë letra për të kaluarën e Fatonit, duke përfshirë detaje nga rritja e tij, vuajtjet në burg dhe rrugëtimin e tij.

Nga ana tjetër, sipas familjes edhe aktori turk, i cili tashmë ka vizituar familjen e Fatonit dy herë, ka shprehur admirimin e tij për këtë histori dhe angazhimin për ta sjellë atë në mënyrë autentike në ekranin e madh.

Përveç filmit, pritet të botohet edhe një libër që do të përfshijë të gjitha detajet e jetës së Faton Hajrizit, duke e përjetësuar historinë e tij.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit