Inteligjenca artificiale mund të tejkalojë inteligjencën e çdo individi deri në fund të vitit të ardhshëm, sipas Elon Musk, miliarderi i teknologjisë dhe CEO i Tesla dhe SpaceX. Ky parashikim u bë pas lançimit zyrtar të modelit të parë të gjenerimit të imazheve nga kompania e tij e Inteligjencës Artificiale, xAI. Modeli, i quajtur Aurora, u prezantua në fillim të këtij muaji.
Aurora përfaqëson një version të përditësuar të modelit fillestar të prezantuar në tetor dhe u mundëson përdoruesve të krijojnë imazhe vizuale me cilësi fotorealiste. Në krahasim me modelet e tjera të AI, Aurora ofron më pak kufizime dhe është në gjendje të gjenerojë imazhe me saktësi të lartë për një gamë të gjerë kërkesash, duke përfshirë përshkrimet e personaliteteve të njohura dhe personazheve të mbrojtura nga të drejtat e autorit.
“Gjithnjë e më shumë po bëhet e mundur që AI të zëvendësojë inteligjencën e çdo individi deri në fund të vitit 2025, dhe ndoshta të gjithë njerëzve deri në 2027/2028”, – shkroi Musk në një postim në platformën e tij të mediave sociale, X. Ai theksoi se probabiliteti që AI të tejkalojë inteligjencën e kombinuar të të gjithë njerëzve deri në vitin 2030 është “~100%”.
Në fillim të këtij viti, xAI lançoi Colossus, i përshkruar si sistemi më i fuqishëm i trajnimit të AI në botë, duke vendosur një standard të ri në një fushë që po zhvillohet me ritme të shpejta.