U raportua nga JOQ, arrestohet shkodrani që doli në rrugë me thikë në dorë live në TikTok

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 23.12.2024, 16:23

Është identifikuar dhe arrestuar personi që JOQ Albania e raportoi mbrëmjen e djeshme, i cili kishte dalë rrugëve të Shkodrës me një thikë në dorë live në TikTok, teksa shprehej se po kërkonte dikë.

Bëhet fjalë për 35-vjeçarin me iniciale A.R., i cili sipas policisë dyshohet se vuan nga probleme të shëndetit mendor.

Ai akuzohet për veprën penale "Kanosja".

Njoftimi i policisë:

Në lidhje me një video të publikuar mbrëmjen e djeshme, në portalin "JOQ", në të cilën shfaqej një shtetas duke kanosur me mjet prerës, informojmë se:

Shërbimet e Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër, menjëherë pas publikimit, kryen verifikime me qëllim identifikimin e shtetasit që shfaqet në video. Në përfundim të tyre, u kap dhe u shoqërua në ambientet e Policisë, shtetasi A. R., 35 vjeç (dyshohet me probleme të shëndetit mendor).

35-vjeçari u procedua penalisht për veprën penale "Kanosja", si dhe materialet i kaluan Prokurorisë së Shkodrës, për hetime të mëtejshme.

Drejtoria Vendore e Policisë Shkodër falënderon median dhe qytetarët për denoncimet, si dhe duke iu garantuar reagim të menjëhershëm, i fton ata që të vijojnë të denoncojnë rastet e paligjshmërive, në çdo formë të shfaqjes së tyre, në numrin 112.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit