Moti i keq që ka përfshirë gjirin e Durrësit ka krijuar probleme serioze në ankorimin e trageteve, veçanërisht në momentin e ankorimit në kalatë.
Në redaksinë tonë kanë mbërritur pamje nga momenti kur tragetet e linjës Durrës – Bari dhe Bari-Durrës janë përplasur. Sipas informacioneve, për shkak të kushteve të këqija atmosferike, trageti njëri traget ka kapur spirancën e tragetit tjetër.
Fatmirësisht, nga ky incident nuk ka pasur dëmtime të trageteve, por pasagjerët kanë mbetur të bllokuar prej më shumë se 7 orësh pa mundur të zbresin.
Kompanitë e lundrimeve kanë njoftuar se, për shkak të kushteve të paqëndrueshme të motit, trageti “AF Marina” i parashikuar për të nisur nga Porti i Durrësit drejt Barit (Itali) ka pezulluar nisjen deri në normalizimin e situatës. Po ashtu, trageti “AF Franceska” do të kryejë lundrim pa pasagjerë për shkak të kushteve të këqija meteorologjike.