Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Vlorë, ku 68-vjeçari Bashkim Durmishi u gjet pa shenja jete në banesën e tij.
Fillimisht ngjarja u raportua si grabitje dhe vrasje, por sipas policisë i moshuari dyshohet se i moshuari ka ndërruar jetë për shkak të atakut kardiak.
I moshuari u gjet i zhveshur dhe me dëmtime në kokë e fytyrë.
Trupi i të moshuarit do të transportohet në morg, ku do t'i nënshtrohet ekspertizës mjeko-ligjore për të përcaktuar shkaqet e vdekjes.
Njoftimi i Policisë:
Sot, rreth orës 19:02, në lagjen “10 Korriku”, Vlorë, është gjetur pa shenja jete në banesën e tij shtetasi B.D., 68 vjeç.
Paraprakisht, dyshohet se 68-vjeçari ka pësuar arrest kardiak.
Trupi i 68-vjeçarit do të transportohet në morg për ekspertizë mjekoligjore, për të përcaktuar saktësisht shkaqet e dëmtimit të konstatuar në fytyrë dhe të vdekjes.
Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje.