Pesë adoleshentë dhe një 22-vjeçar janë përfshirë në një sherr në Konispol.
Mësohet se përleshja midis tyre ka ndodhur mbrëmjen e djeshme, ku janë përdorur dhe shkopinjtë.
Sipas policisë, ka nisur procedimi penal për shtetasit, F. P., 22 vjeç, A. S., 19 vjeç, L. I., 18 vjeç, N. D., 18 vjeç, F. S., 18 vjeç, dhe një 16-vjeçar, të gjithë banues në Konispol.
Ata kanë pësuar lëndime fizike nga përplasja midis tyre, por fatmirësisht asnjë prej tyre nuk ka marrë dëmtime të rënda.
Referuar burimeve policore, sherri ka ndodhur për motive të dobëta, ndërkohë që ka nisur një hetim për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.