Hyri me dhunë në bankën e Korçës, autori po bënte video për “TikTok”

Shkruar nga: A Gjoni | Publikuar më: 22.12.2024, 18:00

Një person ka hyrë në një bankë të nivelit të dytë në Korçë për të realizuar një video për "TikTok". Pas kryerjes së veprimit, ai është larguar nga bankat pa u kapur nga punonjësit e sigurisë.

Hetimi i prokurorisë së Korçës ka zbuluar se individi i paidentifikuar nuk ka qenë i armatosur dhe ka qëndruar vetëm 1 minutë e 30 sekonda në ambientin e hollit të jashtëm të bankës. Gjatë hyrjes, ai ka goditur derën me këmbë dhe ka hapur telefonin, duke u regjistruar në profilin e tij në "TikTok".

Nga pamjet filmike të siguruara nga prokuroria, është konfirmuar se personi nuk ka pasur asnjë qëllim kriminal për të grabitur bankën dhe se ka qëndruar vetëm në pjesën e jashtme të bankës, pa hyrë në zonat ku kryhen shërbimet për klientët.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit