I zhdukur prej 30 nëntorit, 56-vjeçari gjendet pa shenja jete në Krujë

Shkruar nga: A Gjoni | Publikuar më: 22.12.2024, 17:44

Trupi i pajetë i Edmond Veselit, një 56-vjeçar nga lagja nr.2 e Krujës, është gjetur pas disa ditësh kërkimesh nga çobanët në vendin e quajtur Bruz Shkallë, pranë fushave të mejdanit.

Veseli ishte denoncuar i zhdukur nga familjarët më 30 nëntor, dhe ata kishin kërkuar ndihmën e qytetarëve për ta gjetur. Trupi i tij u gjet pas më shumë se tre javësh, dhe dyshohet se shkaku i vdekjes ka qenë një arrest kardiak, megjithëse do të jetë ekspertiza ajo që do të përcaktojë shkakun e saktë.

Edmond Veseli, i njohur ndryshe si "Edi i Derexhikut", ishte parë për herë të fundit më 30 nëntor rreth orës 14:30 në afërsi të gjimnazit të Krujës. Ai ishte veshur me një xhup ngjyrë blu dhe pantallona ngjyrë bezhë.

Sipas të dhënave nga familja, Edmondi nuk kishte pasur probleme me shëndetin mendor dhe nuk kishte pasur asnjë konflikt me të tjerë. Telefoni i tij kishte qenë i fikur që nga dita e zhdukjes, dhe familja e tij ishte në pritje të ndihmës nga qytetarët dhe autoritetet për ta lokalizuar.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit