Shpërthim në katin e 9-të në Tiranë, në banesë jetonte e afërmja e “të fortit” të Vlorës

Shkruar nga: A Gjoni | Publikuar më: 22.12.2024, 16:54

Një shpërthim me lëndë plasëse ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në Tiranë, rreth orës 23:45, në ballkonin e banesës së shtetases me inicialet E.A., në rrugën “Sadik Petrela”, në katin e 9-të. Shpërthimi ka shkaktuar dëme në xhamin dhe vetratën e ballkonit të banesës.

Sipas raportimit të policisë në banesë nuk ndodhej njeri, mirëpo dyshohet se në çastin kur ndodhi ngjarja personat që kanë qenë në apartament, janë larguar.

Policia ka dyshime se lënda plasëse mund të jetë hedhur me dron, për shkak se banesa ndodhej në katin e 9-të, por gjithashtu nuk përjashtohet mundësia që tritoli të jetë lënë nga personat që e kishin përdorur banesën dhe shpërthimi të ketë ndodhur aksidentalisht. Hetuesit po punojnë për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Sipas informacioneve të mëtejshme, banesa ishte e qiramarrë nga Elena Arza dhe frekuentohej nga Bernard Sinomati nga Vlora, një emër i njohur për policinë, ndaj të cilit kanë dështuar disa atentate.

Bernardi është vëllai i Sokol Sinomatit, ish-anëtarit të bandës së “Gaxhait”, dhe xhaxhai i Gëzim Sinomatit, të ekzekutuar me snajper në Vlorë Janarin e 2024.

Hetimet janë në vazhdim për të zbuluar arsyen e këtij shpërthimi dhe lidhjet e mundshme me ngjarjet e mëparshme kriminale.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit