Në redaksinë tonë ka mbërritur një denoncim i shoqëruar me pamje video, ku njl qytetar denoncon mungesën e barrierave mbrojtëse në një urë në zonën e njohur si "Rruga e Gener 2".
Sipas denoncuesit, ura është lënë pa barriera mbrojtëse, çka përbën një rrezik serioz për kalimtarët dhe drejtuesit e mjeteve.
Gjithashtu, ndriçimi i papërshtatshëm i automjeteve ndikon negativisht në banesat që ndodhen pranë urës, duke krijuar shqetësime për banorët.
Po ashtu, raportohet se kalimtarët hedhin shishe në zonën poshtë urës, duke shtuar ndotjen dhe rrezikun për banorët e afërt.
Kjo situatë paraqitet shqetësuese për komunitetin dhe qytetarët kërkojnë vëmendjen e institucioneve për të marrë masa të menjëhershme në garantimin e sigurisë në këtë zonë.
Mesazhi i plotë:
“Shikojeni si ken lan uren pa muluar me barrjera sikur esht ajo e jeshilta esht shetesuse plus se dritat e makinave bijn ne shijat per rreth ures ka shtepia plus se hellin shishe kalimtaret e pien posht Nese keni mundesi postoheni rruga e gener 2.”