Presion për mbledhjen e votave të diasporës: “Duhet të përmbushni pritshmëritë e qeverisë”

Shkruar nga: Selma Hilaj | Publikuar më: 22.12.2024, 14:38

Motorët e fushatës zgjedhore 2025 janë ndezur dhe presioni për mbledhjen e sa më shumë votave dhe për përmbushjen e pritshmërive të qeverisë, vjen duke u intensifikuar.

Një denoncim ka mbërritur sot në redaksinë tonë, që tregon një komunikim të brendshëm, një mesazh i dërguar nga Valdo Dibra ka zbuluar një thirrje për angazhim maksimal në mbledhjen dhe raportimin e votave nga diaspora.

Ky mesazh u është dërguar koordinatorëve dhe drejtuesve të ZAZ-ve, duke kërkuar mobilizim të plotë të burimeve dhe përshpejtim të procesit, i cili cilësohet si strategjik dhe jetik për qeverinë shqiptare.

Në mesazhin e dërguar, theksohet se rezultatet aktuale nuk janë në nivelin e pritshmërive, duke krijuar presion mbi strukturat përkatëse që të mos lejojnë vonesa apo mungesa të angazhimit në proces. Për më tepër, është bërë e qartë se çdo koordinator dhe drejtues do të përballet me Drejtuesin Politik të Qarkut Shkodër, Benet Beci, për të raportuar dhe vlerësuar performancën deri më tani. Kjo nismë ka si synim garantimin e rezultateve të kënaqshme për qeverinë në këtë proces.

Individët e prekur nga ky komunikim e kanë denoncuar këtë thirrje si presion mbi procesin zgjedhor dhe strukturat përkatëse.

Qytetari shkruan:

"pershendetje Ne shkoder Na bejne presion direkt me vend punet qe te angazhohemi mezori per votat e diaspores.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit