Banorët e Vorës nuk furnizohen me ujë, qytetari: Nuk lajmë dot as rrobat në shtëpi

Shkruar nga: Selma Hilaj | Publikuar më: 22.12.2024, 14:09

Banorët e zonës së Vorës prej datës 6 dhjetor nuk kanë pasur furnizim të rregullt me ujë. Një qytetar na shkruan se uji vjen vetëm një orë në ditë, gjë që i ka detyruar të blejnë ujë për përdorim familjar dhe ta kursejnë atë në maksimum. Qytetari shprehet se nuk janë dhënë njoftime nga institucionet për arsyet e mungesës së ujit ose për një zgjidhje të mundshme të situatës.

Në mesazhin e tij ai gjithashtu raporton se kanë hasur vështirësi në menaxhimin e përditshmërisë, duke mos lajnë as rrobat në shtëpi dhe duke kërkuar ndihmë nga të njohurit. Gjatë tentativave për të paguar shërbimin e ujit, janë pyetur nëse do të kryenin pagesën, pavarësisht mungesës së furnizimit.

Sipas denoncuesit, kjo situatë është përsëritur edhe vitin e kaluar, para festave, pa marrë një zgjidhje përfundimtare. Ata kërkojnë ndërhyrje urgjente për të garantuar furnizimin normal me ujë.

Qytetari gjithashtu shkruan se zjarrfikësja ka dërguar ujë për të mbushur depozitat e kopshtit ose të ndonjë familjeje që mund të shkarkojnë.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit