Një përplasje mes dy grupe të rinjsh ka përfunduar në dhunë dhe përdorim të sendeve të forta mbrëmjen e së shtunës, rreth orës 20:00, në fshatin Shkallë të Bashkisë Konispol. Në ngjarje janë përfshirë të paktën gjashtë persona, disa prej të cilëve kanë pësuar lëndime.
Disa të lënduar kanë kërkuar ndihmë mjekësore në spitalin e Sarandës, ku ndër më të plagosurit janë identifikuar Amarildo Saliko, 19 vjeç, nga Konispoli, dhe Flori Pasho, 22 vjeç, nga fshati Shalës. Të dy kanë pësuar lëndime në kokë dhe janë trajtuar në spital.
Policia po heton rrethanat e ngjarjes, ndërsa katër persona janë shoqëruar për të dhënë deklarata në lidhje me incidentin.