Një automjet i Policisë së Shtetit është përfshirë në një aksident në autostradën Fier, ku duket se ka dalë nga rruga dhe është përplasur me barrierat mbrojtëse.
Ngjarja ka ndodhur në një zonë ku ndarja e autostradës nuk ka mbikalim, por lejon futjen e mjeteve drejtpërdrejt në rrugë, duke krijuar kushte të rrezikshme për drejtuesit e automjeteve.
Nga informacionet paraprake, nuk raportohet për persona të lënduar, megjithëse mjeti i policisë duket i dëmtuar.
Një qytetar që ka qenë në lëvizje në momentin e ngjarjes ka ndarë pamje të incidentit për JOQ.