Policia Bashkiake ka ndërhyrë për të larguar një grua të moshuar që shiste ushqime për të siguruar mbijetesën e saj.
E moshuara thotë se banda e policisë bashkiake që e ka rrethuar i kanë marrë edhe një shishe qumësht nga tre që shiste për të fituar dy lekë.
Ngjarja ka ngjallur reagime të forta në opinionin publik, veçanërisht gjatë kësaj periudhe festash, kur dhembshuria dhe solidariteti janë thelbësore.
Në një mesazh që ka prekur shumë njerëz, qytetarët kanë bërë thirrje që, të paktën gjatë këtyre ditëve festive, të tregohet më shumë mirëkuptim për personat në nevojë.
“Lërini në "të ftohtën" e tyre të paktën këto ditë feste... Ushqime shesin, ushqim do të blejnë!”
Ngjarja ka ngritur pyetje për trajtimin e individëve në nevojë për mënyrën se si autoritetet qasen ndaj shitësve të vegjël që luftojnë për të mbijetuar.
Ndërkohë, thirrjet për humanizëm dhe ndihmë ndaj të moshuarës po marrin jehonë të gjerë në rrjetet sociale.