Nga “fajin e ka Saliu, fajin e ka TikTok-u” qeveria duket se ka gjetur një fajtor të ri për dështimin e sistemit arsimor shqiptar.
Pak muaj para zgjedhjeve, Edi Rama do i kthejë qetësinë nënës së Martin Canit duke i thënë se vrasësi i tët biri është TikTok-u dhe ne këtë të fundit do e mbyllim.
Protestat e shumta për të ndjerin kanë shembur besimin e qytetarëve tek sistemi arsimor shqiptar dhe për të marrë heroizëm në këtë histori Rama i bëri të gjithë të besojnë se faji është i platformës sociale të cilën do e rihapin sërish pas zgjedhjeve.
Dhe kjo nuk mund të ndodhë përgjithmonë pasi llumi i “TikTok-ut” i ofron qytetarëve “bukë dhe cirk” pikërisht çfarë i leverdis qeverisë për të argëtuar popullin e për ta shpërqëndruar nga keqqeverisja.
Ironikisht asnjë nga autorët e përfshirë në ngjarje, Mario Prelleshaj apo Kledion Bejtja nuk kishin profile në këtë rrjet social.
Fotot pas vrasjes së 14-vjeçarit janë postuar nga Prelleshaj në Snapchat dhe kjo është konfirmuar edhe nga kompania TikTok që ka mohuar çdo lidhje me incidentin, duke deklaruar se as viktima, as autori nuk kishin llogari në platformën e tyre.
Ata sqaruan gjithashtu se videot që lidhen me ngjarjen janë publikuar në një rrjet tjetër social.