Një sherr ka ndodhur mbrëmjen e sotme në një lokal në qytetin e Durrësit, ku janë përfshirë dy persona të cilit po konsumonin alkool.
Mësohet se dy personat janë konfliktuar fizikisht me njëri-tjetrin. Njëri prej tyre ka mbetur i plagosur, duke marrë dëmtime të rënda.
Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe ka arrestuar një prej të përfshirëve në sherrin e dhunshëm, ndërsa personi tjetër i plagosur është dërguar me ambulancë drejt spitalit për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore.
Ende nuk dihen shkaqet e sherrit midis tyre, ndërkohë që policia ka nisur hetimet.
Ngjarja ka ndodhur në një lokal në lagjen 17 të qytetit bregdetar, pranë Stacionit të Zjarrfikëses.