Një lajm i mrekullueshëm vjen për rastin e Brikena Dervishit, 13-vjeçarja nga fshati Therepel i Skraparit, e cila ndodhej në një gjendje të rëndë shëndetësore për shkak të mëlçisë së zmadhuar dhe hipertensionit portal. Pas dy operacioneve të suksesshme në Turqi, Brikena është drejt rikuperimit dhe shumë shpejt pritet të lërë spitalin.
Ka qenë kushëriri i Brikenës, Donaldi, i cili ndau lajmin e mirë përmes një postimi në Facebook, ku shprehet se ajo ndodhet në gjendje të mirë shëndetësore dhe çdo gjë po shkon sipas pritshmërive të mjekëve.
Postimi i plotë i Donaldit:
Brikena, e diagnostikuar që në moshën 6-vjeçare, kishte nevojë urgjente për dy ndërhyrje të specializuara: një kirurgji Shunt Portokaval dhe një Devaskularizimi Ezofagogastrik, të cilat u realizuan me sukses në Spitalin Intercontinental Hisar në Stamboll.
Kjo arritje nuk do të ishte e mundur pa mbështetjen e jashtëzakonshme të shqiptarëve, të cilët u bashkuan për të mbledhur shumën e nevojshme prej 100 mijë eurosh për kurimin e saj. Kjo histori është dëshmi e forcës së solidaritetit dhe zemërgjerësisë që bashkon popullin tonë në momente të vështira.