I riu qëndron pa lëvizur prej ditësh në qendër të Durrësit: Ka nevojë për ndihmë!

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 21.12.2024, 19:01

Një qytetar nga Durrësi ka raportuar në redaksinë e JOQ Albania një rast shqetësues në lidhje me një të ri, i cili qëndron prej disa ditësh në të njëjtin vend, në bulevardin “Epidamn”, vetëm disa metra larg Bashkisë së qytetit.

Sipas qytetarit, i riu nuk lëviz nga vendi ku qëndron, pavarësisht kushteve atmosferike, dhe duket sikur ka probleme dhe ka nevojë për ndihmë. Ai ka dërguar fotografi të personit, të realizuara në ditë të ndryshme, që tregojnë se situata është e njëjtë. I riu qëndron aty në këmbë, si gjatë orarit kur lokali pranë është i hapur, ashtu edhe pasi mbyllet.

Qytetari, i cili ka ndarë shqetësimin e tij, ka shkruar:

“Ka ndonjë familjar ky djali? Ka dy javë që rri këtu në bulevard ‘Epidamn’ në Durrës. Nuk lëviz fare, kështu rri gjithë ditën. Në shi, në të ftohtë, nuk lëviz nga aty. Është shumë gjynah. Kam kaluar dhe në orën 2-3 të natës, prap aty është. Duket që ka nevojë për ndihmë.”

Sipas mesazhit të tij, i riu vazhdon ende të qëndrojë në të njëjtin vend edhe momentalisht, duke ngritur shqetësime për gjendjen e tij shëndetësore dhe sociale.

Nëse dikush ka informacion për këtë person ose për ndonjë të afërm të tij, është e rëndësishme të kontaktojë autoritetet për të siguruar ndihmën e nevojshme.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit