“Ikni, vrasës”, qytetarët e zemëruar detyrojnë kancelarin Scholz të largohet nga tregu i Krishtlindjeve

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 21.12.2024, 18:33

Kancelari gjerman Olaf Scholz u përball me një situatë të tensionuar gjatë vizitës së tij në Magdeburg, ku një grup prej rreth 250 personash e pritën me brohoritje të ashpra, duke e quajtur atë dhe ministrat e tij “vrasës”.

Turma e zemëruar bërtiste “Ikni!”, duke detyruar Scholz, Ministren e Brendshme Nancy Faeser dhe Ministrin e Drejtësisë Volker Wissing të largoheshin nën mbrojtjen e policisë dhe tingujt e sirenave.

Ngjarja e rëndë që tronditi Gjermaninë ndodhi të premten në një treg Krishtlindjesh në Magdeburg, ku një burrë përplasi makinën mbi turmën, duke lënë pas pesë viktima dhe mbi 200 të plagosur, 40 prej të cilëve në gjendje kritike.

Autoritetet arrestuan një 50-vjeçar saudit, Taleb A., i cili kishte punuar si psikiatër në një klinikë rehabilitimi për të personat me probleme të varësisë. Shtëpia e tij u bastis nga policia, ndërsa postimet në llogarinë e tij në platformën X tregojnë mbështetje për partitë e ekstremit të djathtë dhe kritika ndaj politikave gjermane për refugjatët.

Kancelari Scholz shprehu dhimbjen për viktimat, duke thënë: “Është një veprim brutal që ka plagosur dhe vrarë kaq shumë njerëz.” Ai vendosi një trëndafil të bardhë në kishë në nder të tyre, por reagimi i qytetarëve tregoi një mosbesim të thellë ndaj politikave të qeverisë.

Ky sulm ka ndodhur në një moment kritik për Gjermaninë, ku debati mbi sigurinë dhe emigracionin është përshkallëzuar gjatë fushatës elektorale. Partitë e ekstremit të djathtë si AfD po fitojnë gjithnjë e më shumë mbështetje në sondazhe, duke rritur tensionet në vend.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit