Zëvendëskryeministri Izet Mexhiti ka refuzuar të komentojë deklaratën për vendndodhjen e ish-zëvendëskryeministrit të parë Artan Grubi.
Edhe pse për mediat në Shqipëri tha se Grubi gjendet në Shqipëri, Mexhiti nuk dha sqarime shtesë.
“Tash ka shumë informacione, por me rëndësi është që politika ka dhënë porosi që askush nuk është mbi ligjin, , çdokush që e ka shkelur ligjin duhet të përgjigjet. Lufta ndaj korrupsionit do të jetë e pa kompromis, ndërsa puna tjetër i mbetet MPB-së dhe organeve të drejtësisë”, tha mes tjerash Mexhiti.
I pyetur se si i komenton deklaratat e LSMD-së, të cilët thonë se ikjen e Grubit e organizoi BDI dhe OBRM-PDUKM, Mexhiti tha:
“E tash nuk do të hyjë në komentim të kësaj, është çështje spekulative, por me rëndësi po kthehet shteti ligjor, po vjen era shtet”, shtoi Mexhiti.