Greqi/ Hakmarrje për vrasjen e fëmijës 5-vjeçar, dy të plagosura nga të shtënat mes dy familjeve shqiptare

Shkruar nga: Selma Hilaj | Publikuar më: 21.12.2024, 14:22

Të shtëna me armë zjarri ndodhën në një kamp rom në Markopoulos, Greqi, pasditen e djeshme pranë një punishteje plastike, rreth orës 7 pasdite.

Si pasojë e të shtënave, dy gra, 35 dhe 31 vjeç, mbetën të plagosura dhe u transportuan në spital me lëndime në krah dhe këmbë.

Sipas burimeve, ngjarja lidhet me hakmarrjen për humbjen e jetës së një fëmije 5-vjeçar rom në fillim të nëntorit. Për vrasjen e fëmijës janë shpallur në kërkim katër persona: Agron Tahiri, 48 vjeç, nga Fieri, dhe tre të afërm të tij me identitete greke, Evagjelo Zafiropoulo, 28 vjeç, Dhimitrio Zafiropoulo, 25 vjeç, dhe Nektario Petropoulo, 34 vjeç.

Raportohet se konflikti mes dy familjeve rome ka lidhje me trafikun dhe shpërndarjen e lëndëve narkotike. Ngjarja ka shkaktuar deri tani një të vdekur dhe dy të plagosur.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit