Banorët e fshatit Dufshan, pjesë e administratës Sult në rrethin e Gramshit, lpo përballen prej kohësh me një problematikë të infrastrukturës rrugore. Një qytetar na shkruan se rruga kryesore që lidh zonën me pjesët e tjera është bërë e pakalueshme, sidomos gjatë kushteve të këqija atmosferike si reshjet e shiut dhe breshrit.
Qytetari tregon se banorët hasin vështirësi të shumta në qarkullim, deri në pamundësinë e përdorimit të mjeteve bujqësore si traktorët. Situata rëndohet edhe më shumë nga mungesa e ndërhyrjeve të duhura, ndërsa premtimet për përmirësimin e saj me çakull ose asfalt nuk janë mbajtur.
Ndonëse kryetari i bashkisë dhe institucionet e tjera përkatëse janë në dijeni të situatës, deri më tani nuk është marrë asnjë masë konkrete për përmirësimin e saj, madje kanë urdhëruar ta mbushin me degë pemësh e me zhavor.
Mesazhi i plotë:
“Prsh JOQ 1 problematik shqetesuese per jeten e nje fshati! Ju lutem publikojeni. Fshati Dufshan Administrata Sult Rrethi Gramsh! Eshte me dhjetra her ku banoret e kesaj zone ngelen ne mes te rruges qoft shi apo bresher. As mos e mbani anonim kur ta postoni sepse boll na kan mashtruar jo do e shtrojm me çakull e jo me asfalt, kur ne nuk kemi mundesi as te kalojm me traktor. Ju pershendes Urdher te punonjesit nga DPSHTRR -> mbusheni me dega dëllinje dhe hidhni zhavor 🤯 Jeni e vetmja shpres Nuk i servilosem askujt Thjesht po kerkoj rrug qe eshte minimumi jeteses Kryetari eshte ne dijeni te situates.”