Në Tiranë është zbuluar një qendër masazhesh, ku dyshohet se zhvillohej aktivitet i paligjshëm i prostitucionit.
Një 19-vjeçar, i identifikuar si administratori i kësaj qendre, është arrestuar nga autoritetet, ndërsa dy gra të huaja, përkatësisht 24 dhe 19 vjeçe, janë vënë nën hetim për këtë rast.
Qendra e masazheve ndodhej në rrugën “Sami Frashëri” dhe dyshohet se ishte përdorur për qëllime të tjera përveç shërbimeve të masazhit.
Materialet e grumbulluara nga hetimet janë dorëzuar për procedurat e mëtejshme, ndërsa autoritetet po vijojnë punën për të sqaruar rrethanat dhe përgjegjësitë e të personave të përfshirë.