Profesori amerikan: Realiteti është se Kosova nuk e kontrollon veriun

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 21.12.2024, 11:25

Profesori i marrëdhënieve ndërkombëtare dhe specialisti i Ballkanit, Edward Joseph, ka thënë se Kosova duhet të përfitojë dhe të krijojë fatin e saj pozitiv për anëtarësim në NATO, duke përmendur në veçanti veriun e vendit.

Joseph ka thënë se Kosova nuk e ka nën kontroll veriun, pasi siç theksoi ai, në atë pjesë ka shumë prezencë të policisë dhe KFOR-it.

“Duhet ta kuptoni, është shumë e rëndësishme që shikusit tuaj ta kuptojnë se nuk ka territor pa popull. Po e përsëris. Nuk ka territor pa popull. Nuk po e merr veriun. Ne nuk kemi nevojë të mendojmë për serbët që jetojnë atje. Ky është realiteti. Realiteti është se Kosova nuk e kontrollon veriun”, ka thënë Joseph në “Politiko” me Kushtrim Sadikun.

Si pasojë e moskontrollit në veri dhe faktorëve të tjerë, Joseph ka deklaruar se Kosova nuk është plotësisht shtet sovran, duke thënë se “Kosova duhet të përfitojë kontrollin dhe vetëvendosjen e vërtetë”.

“Duhet të kujtojmë, në fund të fundit, Republika e Kosovës po mbështetet në NATO, në trupat e KFOR-it për mbrojtjen e saj. Është, në këtë kuptim, protektorat. Ju nuk jeni një shtet plotësisht sovran. Pra, kjo është çfarë po them. Ju duhet të rifitoni kontrollin e fatit tuaj, vetëvendosjen e vërtetë. Ju dëshironi të jeni vërtet të vetëvendosur”, ka thënë Joseph.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit