Një tjetër aksident tragjik ka ndodhur ditën e sotme.
Në aksin rrugor “Librazhd-Prrenjas”, një 31-vjeçar me iniciale E.M drejtues i një mjeti tip furgon ka humbur jetën pasi është përplasur me kamionin me drejtues shtetasin Y. Z., 30 vjeç.
Si pasojë e aksidentit është dëmtuar pasagjeri që udhëtonte në furgon, i cili është në kujdesin e mjekëve.
Ndërkohë që shoferi i kamionit është shoqëruar në polici për hetime të mëtejshme pasi rrethanat mbeten të paqarta.
Njoftimi i policisë:
Në aksin rrugor “Librazhd-Prrenjas”, automjeti me drejtues shtetasin E. M., 31 vjeç, banues në Korcë, është përplasur me kamionin me drejtues shtetasin Y. Z., 30 vjeç. Si pasojë e aksidentit ka humbur jetën në vendngjarje shtetasi E. M., dhe është dëmtuar pasagjeri që udhëtonte me të, i cili është në kujdesin e mjekëve.
Drejtuesi i kamionit, shtetasi Y. Z., është shoqëruar në polici, për kryerjen e veprimeve procedurale. Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e rrethanave dhe shkakut të aksidentit.