Mediat gjermane kanë raportuar se numri i viktimave nga sulmi i mbrëmshëm ku një makinë përplasi një turmë njerëzish në një treg Krishtlindjesh në Magdeburg ka shkuar në dy, ku një prej tyre është një fëmijë.
Drejtuesi i mjetit që shkaktoi është një mjek rreth 50-vjeç nga Arabia Saudite, i ardhur në Gjermani në vitin 2006, i cili punonte në një klinikë në qytetin Magdeburg. Ky i fundit është arrestuar nga policia gjermane.
Sipas informacioneve, autoritetet gjermane nuk e kishin mjekun në fjalë në listën e personave që mbaheshin nën vëzhgim dhe monitorim për përfshirje në organizata terroriste.
Ka raportime të pakonfirmuara zyrtarisht që në mjetin që shkaktoi sulmin ka patur eksploziv të pashpërthyer.
Po ashtu, të paktën 60 persona kanë mbetur të plagosur, 15 prej të cilëve në gjendje të rëndë.
Autoritet gjermane u kanë bërë thirrje të gjithë qytetarëve në Magdeburg që të mbyllen në shtëpi.
Sipas të dhënave të deritanishme, automjeti i drejtuar nga mjeku arab ka marrë përpara turmën e njerëzve që ndodheshin në market për rreth 400 metra.