Atentati ndaj Kevin Hajrullës në Vlorë, zbardhen dy pistat që po hetohen

Shkruar nga: A Gjoni | Publikuar më: 20.12.2024, 21:19

Policia e Vlorës ka nisur hetimet për atentatin ndaj 30-vjeçarit Kevin Hajrulla, i cili mbeti i plagosur rëndë, së bashku me një kalimtar të rastit. Hetimet po fokusohen në dy pista kryesore që mund të çojnë në zbardhjen e ngjarjes, e ndodhur pranë një kryqëzimi në lagjen 24 Maji.

Sipas hetuesve, një mundësi është që atentati të ketë lidhje me ndonjë konflikt të personave që shoqëronin 30-vjeçarin mbrëmjen e ngjarjes. Hajrulla kishte qëndruar për rreth 15 minuta i vetëm në sediljen e pasme të makinës, ndërsa më pas është qëlluar me plumba. Hetuesit po shqyrtojnë mundësinë që një konflikt i shoqëruesve të tij të ketë çuar në këtë sulm të dhunshëm.

Një tjetër mundësi që po hetohet është lidhja e atentatit me konflikte të mundshme të të afërmve të Hajrullës. 30-vjeçari është kushëri me Ines Hajrullën, një person i njohur në Vlorë për lidhje me botën e krimit. Policia po shqyrton se nëse ndonjë ngjarje e kaluara mund të ketë qenë shkak për sulmin ndaj tij.

Policia ka edhe informacion mbi itinerarin e atentatorëve, të cilët përdorën një automjet tip KIA, që u gjet i djegur pranë fshatit Panaja, ku brenda tij u gjetën dy kallashnikovë. Makina ishte e vjedhur dhe kishte targa italiane gjithashtu të vjedhura.

Kujtojmë se sulmi u krye pranë një kryqëzimi në lagjen 24 Maji, ku makina e Hajrullës u qëllua me rreth 50 plumba. 30-vjeçari është në gjendje kritike për jetën në spitalin e Traumës, ndërsa kalimtari tjetër është jashtë rrezikut për jetën.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit