E adoptoi 4 vite më parë kur ishte këlysh, burri hahet i gjallë nga ariu

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 20.12.2024, 20:42

Një burrë është ngrënë i gjallë nga ariu që kishte adoptuar disa vite më parë kur ishte këlysh.

Ngjarja tronditëse ka ndodhur në Ozersk të Rusisë, ndërsa viktima është identifikuar si 41-vjeçari Sergei Grigoriev.

Grigoriev e kishte gjetur këlyshin e ariut në vitin 2014 dhe vendosi ta mbante si kafshë shtëpiake, por katër vite më vonë, autoritetet gjetën mbetjet e tij skeletore në pronën e tij pasi familjarët e raportuan të zhdukur.

Një fqinj i 41-vjeçarit tregoi se familjarët e tij nisën të shqetësoheshin pasi ata e telefonuan dhe ai nuk u përgjigjej thirrjeve të tyre. Më pas ata shkuan në shtëpi ku gjetën ariun duke u endur nëpër pronë dhe u sulmuan prej tij. Gjatë sulmit, një qen i tyre sulmoi ariun, duke u dhënë mundësi njerëzve të largoheshin me makinë.

Policia u njoftua për praninë e ariut që kishte dalë nga kafazi dhe paraqiste rrezik për zonën. Ariu u qëllua për vdekje nga autoritetet për të shmangur incidente të tjera. Gjatë hetimeve, u konfirmua se ariu kishte ngrënë edhe një nga qentë e shtëpisë.

Një zyrtar policie deklaroi: “Oficerët përdorën armët e shërbimit për të eleminuar këtë rrezik. Si rezultat, ariu nuk përbën më kërcënim për qytetarët.”

Mbetet e paqartë se në çfarë kushtesh mbahej ariu i quajtur Vorchun gjatë kohës që ishte nën kujdesin e Grigoriev. Më parë, ai kishte adoptuar edhe një këlysh tjetër ariu, të cilin e kishte dërguar në një qendër për trajnim qenësh gjuetie, një praktikë që shpesh kritikohet për trajtimin mizor ndaj kafshëve.

Ngjarja ka ngritur shumë diskutime në rrjetet sociale. Disa përdorues kanë kritikuar ata që mbajnë kafshë të egra në shtëpi.

“Një kafshë e egër është gjithmonë e egër. Respektoni hapësirën dhe natyrën e tyre,” shkroi një përdorues. “Dashuroni kafshët, por mos harroni të respektoni natyrën e tyre të egër,” tha një tjetër.

Miqtë e Grigoriev kishin shprehur më parë shqetësime për faktin që ai mbante një ari, pasi kafsha e kishte sulmuar më parë. Megjithatë, ai refuzoi t’i dëgjonte paralajmërimet.

Ngjarja tragjike rikthen debatin mbi adoptimin e kafshëve të egra dhe përgjegjësinë e respektimit të natyrës së tyre.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit