Një qytetar ka denoncuar pranë redaksisë së JOQ një situatë shqetësuese me një gjobë të vendosur në makinën e tij, e cila, sipas tij, nuk është regjistruar në sistemin zyrtar as pas tre ditësh nga momenti i vendosjes. Ai pretendon se kjo vonesë nuk është rastësore, por një mënyrë për ta penguar të përfitojë uljen prej 50% në pagesën e gjobës brenda 5 ditëve.
“Përshëndetje, JOQ. Kam një problem me një gjobë që është vendosur para 3 ditësh në makinën time, por nuk figuron në sistem. Mendoj se kjo bëhet që të mos përfitojmë nga pagesa e përgjysmuar. Ju lutem, mund të bëni një postim?” – shkruan qytetari i revoltuar.
Kjo nuk është hera e parë që qytetarët denoncojnë vonesa të qëllimshme në regjistrimin e gjobave në sistem, duke ngritur pikëpyetje mbi transparencën dhe qëllimin e këtyre praktikave. Nëse gjoba nuk regjistrohet në kohë, qytetarët detyrohen të paguajnë shumën e plotë, duke u privuar nga e drejta e uljes për pagesën e shpejtë.
Qytetari i bën thirrje institucioneve përkatëse që të trajtojnë me seriozitet këto denoncime dhe të garantojnë regjistrimin në kohë të gjobave, duke ruajtur transparencën dhe të drejtat e qytetarëve.