Kujdesi shëndetësor në banesë për të moshuarit rrezikon të ndërpritet për mungesë fondesh

Shkruar nga: A Gjoni | Publikuar më: 20.12.2024, 20:06

Kujdesi shëndetësor në banesë për të moshuarit, i cili filloi si projekt pilot në vitin 2021, rrezikon të mos vijojë për shkak të mungesës së fondeve.

Ky shërbim është mbështetur deri tani nga donatorë, por mungesa e një buxheti të sigurt nga Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale (MSHMS) ka krijuar pasiguri për të ardhmen e tij. Kujdesi në shtëpi është thelbësor për personat mbi 70 vjeç, të cilët shpesh kanë kufizime lëvizjeje dhe varen nga shërbime të tilla për trajtimin e problemeve shëndetësore si artriti, osteoporoza dhe goditjet në tru. Shumë prej këtyre pacientëve, për shkak të gjendjes së tyre, nuk mund të vizitojnë qendrat shëndetësore pa ndihmë, dhe infrastruktura shëndetësore shpesh nuk është e përshtatshme për ata që kanë vështirësi në lëvizje.

Pavarësisht përpjekjeve për të përfshirë kujdesin shëndetësor në banesë në "Strategjinë e Zhvillimit të Shërbimeve të Kujdesit Parësor Shëndetësor 2020-2025", mungesa e fondeve mbetet pengesë kryesore, pasi Ministria e Shëndetësisë nuk ka parashikuar alokim shtesë për këtë shërbim, përveç mbulimit të pagave të stafit, duke e bërë atë të varur nga financimi i jashtëm.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit