Një 25-vjeçar ka humbur jetën pasi është qëlluar me armë në një parkim në qendër të Norrköping, Suedi.
Mediat suedeze raportojnë se viktima është reperi Gaboro, i njohur për lidhjet e tij me grupet kriminale të drogës.
Tmerri i kësaj ngjarjeje është fakti se autori ka filmuar momentin e vrasjes dhe pamjet i ka publikuar në Snapchat.
Ky veprim ka ngritur shqetësime të mëdha, pasi ky rrjet social frekuentohet më shumë nga adoleshentët, të cilët shpesh shohin si idhuj reperët dhe ndjekin sjelljet e tyre. Hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave vazhdojnë.