Një apel për ndihmë ka mbërritur së fundmi në redaksinë tonë.
Sada Ruçi, një vajzë 16-vjeçare e ka nevojë për ndihmë pasi që prej fillimit të vitit 2023, është duke luftuar me një tumor në kokë.
Pas disa ndërhyrjeve kirurgjikale në Shqipëri, mjekët kanë konfirmuar se mundësia e vetme për të shpëtuar jetën e saj është një trajtim specializuar jashtë vendit, në Francë.
Kostot e trajtimit janë të larta dhe familja Ruçi ka nevojë për ndihmën e çdo shqiptari që mund të kontribuojë, qoftë fizikisht, qoftë përmes platformës GoFundMe të hapur për Sadën.
Çdo kontribut, i vogël apo i madh, është i çmuar dhe mund të ndihmojë që Sada të marrë trajtimin e nevojshëm dhe t’i kthehet një jete të shëndetshme dhe të lumtur.
TË BËHEMI TË GJITHË BASHKË PËR TË NDIHMUAR SADËN
Sada Ruçi, një vajzë 16 vjeçare, e edukuar dhe shembullore, prej fillimit të vitit 2023 vuan prej tumorit në kokë. Pas disa ndërhyrjeve në Shqipëri, mundësia e vetme për kurimin e saj është jashtë Shqipërie. Kostot e trajtimit janë të larta dhe kontributi i gjithsecilit është i çmuar për t'ju gjendur pranë familjes Ruçi dhe për t'jua lehtësuar gjendjen.
Le të kontribuojmë sëbashku, fizikisht apo nëpërmjet Gofundit të hapur për Sadën e vogël. Le ta shpërndajmë linkun me shpresën që numri i kontribuesve të jetë sa më i madh, që brenga e familjes Ruçi të zgjidhet, inshallah.
Nr. i të atit të Sadës: Qemal Ruçi +355 69 425 2543