Kallëzim penal kundër policit i cili nuk e ndali Artan Grubin në kufirin me Kosovën

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 20.12.2024, 15:38

MPB njofton se ka suspenduar policin kufitarë i cili i mundësoi Artan Grubit që të arratiset nga vendi, shkuan Telegrafi Maqedoni.

“Departamenti për kontroll të brendshëm, hetime kriminale dhe standarde profesionale në Ministrinë e Punëve të Brendshme ka dorëzuar kallëzim penal në Prokurorinë Themelore Publike kompetente për ndjekjen e krimit të organizuar dhe korrupsionit – Departamenti i specializuar për ndjekjen e krimeve të kryera nga persona me kompetenca policore dhe pjesëtarë të Policisë së Burgjeve kundër B.J. për shkak të dyshimit se ka kryer veprën penale “keqpërdori të detyrës dhe kompetecave zyrtare” nga neni 353-c i Kodit Penal.

Më datë 15.12.2024 në ora 09.06, gjatë kryerjes së detyrës së punës si punonjës policie në stacionin policor të pikës kufitare “Bllacë”, në kabinën e daljes nga shteti, duke anashkaluar mbikëqyrjen e detyrueshme, i kallzuari ka lejuar daljen e një automjeti xhip “Mercedes” me targa konsullore, i menaxhuar nga A.P. nga Shkupi, ndërsa pasagjer ishte A.G. nga Shkupi, për të cilin ka pasur masë aktive “ndalim dhe lajmëroni menjëherë”, në përputhje me telegramin e lëshuar nga Departamenti i Policisë Kriminale në kuadër të MPB.

Me këtë veprim, polici B.J. mundësoi A.G. për të arritur një dalje nga vendi me gjithë masën e vendosur “arrest dhe lajmërim i menjëhershëm”, si dhe me këtë veprim ka dëmtuar reputacionin e Ministrisë së Brendshme.

Përkatësisht, polici B.J. nuk ka kryer kontrolle adekuate në automjetin “Mercedes” gjatë kalimit të kufirit shtetëror, nuk e ka regjistruar për dalje dhe ka mashtruar pasagjerët e automjetit se kanë kaluar kufirin në këmbë. Gjithashtu, gjatë kontrollit kufitar, ai nuk ka pritur që sistemi të konstatojë nëse ka masë aktive për personat, por menjëherë u ka dhënë dokumentet e udhëtimit dhe më pas janë larguar nga vendkalimi kufitar.

Departamenti për Kontroll të Brendshëm, Hetime Penale dhe Standarde Profesionale ka dorëzuar propozim për inicimin e procedurës për përcaktimin e përgjegjësisë disiplinore dhe ka shqiptuar masa të detyrueshme që zyrtari policor të suspendohet nga vendi i punës deri në përfundimin e procedurës disiplinore”, thuhet në njoftimin e MPB-së.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit